E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Intoksikohen 9 punonjës/ Paraqiten për ndihmë në Urgjencën e Spitalit të Fierit

Paraqiten me shenjat e intoksikimit 9 persona në spitalin e Fierit, prej të cilëve, 6 kanë marrë ndihmë mjekësore.

 

Mësohet se janë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri.

 

Reklamë

Pacientët janë shoqëruar në mjediset e urgjencës dhe po marrin ndihmën mjekësore.

 

Sipas bluzave të bardha ata nuk paraqesin komplikacion dhe janë duke ju nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore. Situata e pacientëve paraqitet e stabilizuar, duke qenë se kanë marrë në kohë edhe shërbimin mjekësor.

 

 

Është parë e nevojshme që 4 pacientë të mbahen në observim spitalor, ndërsa të tjerët janë larguar për në shtëpi. Situata paraqitet normale edhe për 4 pacietet që vijojnë të marrin terapi, e pas përfundimit të saj do të shoqërohen për në banesë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë