Subscribe

Në rrëfimin e tij të gjatë për departamentin e lajmeve në Vizion Plus, Lulzim Basha u ndal në disa tema të rëndësishme politike të ditës në vend, mes të cilave edhe reforma zgjedhore.

 

Kreu  i PD tregoi dhe qendrimin e PD për këtë reforme e cila është kërkesë e fortë e vazhdueshme edhe e ndërkombëtareve për tu realizuar.

 

 

Ne e kemi bërë fare të qartë rrugën për të ecur përpara. Kemi marrë një përgjegjësi që në fakt nuk na takon ne, por i takon maxhorancës. Por siç e keni parë z.Rama e ka trajtuar këtë si një luks personal dhe mendon se duke u tallur apo duke krijuar procese fallco dhe artificiale, do të arrijë të blejë pak më shumë kohë. Nuk arrin dot ta shesë sapunin për djathë. Kushtet e Bundestagut janë të qarta, reforma zgjedhore duhet të jetë me pjesëmarrje të të gjithë forcave politike dhe kjo reformë zgjedhore nuk duhet të kalojë vetëm në letër por të zbatohet. Që do të thotë për ne, zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

 

 

 

Shenim: Intervista e plote e Lulzim Bashes, dhene gazetares Olta Blaceri do te transmetohet e plote pas edicionit qendror te lajmeve ne Vizion Plus ne oren 19:30

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *