Subscribe

Opozita ka zhvilluar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për situatën që u krijua në Shkodër nga përmbytjet.

 

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferraj, nxori disa deklarata të bëra në vitin 2010, kohë kur Rama ishte në opozitë dhe akuzontë Berishën që ishte në qeveri për përmbytjet.

 

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi u është përgjigjur akuzave të Xhaferrajt.  Rama tha se gjendja e emergjencës nuk ka asnjë lidhje me situatën aktuale, pasi parashikohen rregulla të tjera.

 

Rama u shpreh se përmbytjet janë shumë më pak se vitin e përmbytjeve të mëdha në Shkodër. Ai theksoi se situata sot nuk ka asnjë lidhje me menaxhimin e Kaskadave.

 

“Janë faktet që flasin shumë qartë. Kur unë flisja, për Shkodrën, ka qenë një situatë katastrofike, për shkak të menaxhimi skandaloz të kaskadës. Flasin shifra e Bashkisë së Shkodrës, që nuk influencohet nga qeveria jonë. Janë përmbytur 25 mijë hektar vetëm në Shkodër. 14 mijë ishin edhe në qytetin e Shkodrës. Ndërsa këtë herë ka qenë 1400 hektar. Nuk ka asnjë lidhje me kaskadën. 4 mijë hektar është edhe për Lezhën. Për Durrësit kemi pasqyrën e punës këmbëngulëse të bashkisë së Durrësit. Nuk janë më pika kritike.” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *