Kryeministri Rama u thirr në interpelancë në seancën e kësaj të hëne nga ana e deputetëve të opozitës në lidhje me çështjen e Alvin Berishës, I cili ka mbetur në një kamp në Siri.

 

Por në interpelancën e thirrur nga deputetët e opozitës nuk u përgjigj kryeministri Edi Rama por ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

 

Deputeti Bindjes Demokratike, Andi Përmeti nga nga foltorja e Kuvendit iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke e akuzuar këtë të fundit se ka shkelur rregulloren me ndryshimin që është bërë.

 

“Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu”

 

Por pavarësisht akuzave, kreu I Kuvendit deklaroi se ai nuk ka bërë asnjë shkelje pasi kryeministri Rama ka të drejtë që ta delegojë interepelancën.

 

“Në radhë të parë si administrata dhe unë e kemi zbatuar rregulloren. Shkelje do të kishte nëse nuk do të vinte në seancën më të parë interpelanca e parë, kryeministri që është edhe ministër i Jashtëm është e drejtë e tij ka delegojë nëse e ka të pamundur ardhjen në parlament”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *