E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi zhgënjen sërish! Atalanta “asist” Milanit në kampionat

Pas humbjes në debri përballë Milanit, Interi nuk ka mundur ende të marrë vetyen, duke lënë sërish pikë në kampionat.

Zikaltrit kanë barazuar 1-1 përballë Atalantës në “San Siro”. Edhe pse ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Esposito në minutën e 26-të të ndeshjes, zikaltrit janë barazuar në fundin e takimit nga Krstovic.

Aktualisht Interi ndodhet 8 pikë larg kushërinjve të Milanos, por me këta të fundit me një ndeshje më paktë cilët do të luajnë mbrëmjen e së dielës në “Olipmico” përballë Lazios.

Ndëkrohë kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, ka qenë që nga minuta e parë e sfidës për begamaskët, duke treguar edhe njëherë se është ai lideri i prapavijës së skuadrës së Paladinos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë