E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi nuk di të fitojë (video)

Interi nuk di të tregojë qëndrueshmëri rezultati dhe pas fitores tenistike të një jave më parë në shtepi, nuk shkon më shumë se një barazim në Torino ndaj vendasve që nuk kanë asnjë objektiv.

 

Të parët kalojnë zikalterit në avantazh pas një depertimi të Kondogbia që godet dhe i ndihmuar edhe prej portierit Hart shënon në portën e vendasve.

 

Reklamë

Por avanztazhi nuk zgjat shumë sepse 6 minuta më vonë Baselli barazon me kokë pas një goditjeje nga këndi dhe një topi të zgjatur në ajër. Baselli ishte harruar i pambuluar nga mbrojtja e Interit në Zonë.

 

Në pjesën e dytë është sërish skuadra Granata që me Akuah vendos avantazhin. Një goditje e bukur në kufinjtë e zonës së rreptesisë që le pa levizur Handanovic. Po sërish nuk zgjat shumë avantazhi sepse tre minuta më vonë është Kandreva qe rivendos barazpeshën.

 

Deri ne fund nuk ka më histori dhe Interi nuk arrin të parakaloje Lacion dhe te ngjitet ne vendin e katert.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë