Janë dashur plot 17 jave qe Interi te njohe humbjen e pare ne kampionat. Udineze e ka mundur ne Milano 1-3. Ne Angli Cchelsea mund Sauthemptonin minimalisht dhe është i treti. Ne Gjermani Bajerni fiton edhe ne Shtutgart dhe është 11 pike larg vendit te dyte.

 

Është dashur te vije java e 17 e kampionatit Italian te futbollit qe Interi te pësoje humbjen e pare dhe ketë ne stadiumin e tij përballe nje udinezeje modeste, por qe nen drejtimin e Masimo Odos duket e rilindur. Ne minutën e 14 te takimit nje këmbëngulje nga e djathta dhe nje top i hedhur ne zone pa pretendime, por qe shtyhet ne rrjete nga Lasanja dhe 0-1. Por Interi ka kapitenin Ikardi ne radhët e tij dhe me te rinisur loja shfrytëzon nje krosim te Kandreves dhe barazon shifrat. 17 ndeshje 18 gola per argjentinasin. Por ne pjesën e dyte Interi ka probleme dhe fillimisht pëson nje gol me penallti te shënuar nga De Paul dhe me pas edhe nje tjeter gol me autor Antonin Barak. Humbja e pare dhe kambana alarmi per Spaletin.

 

Ne Angli megjithe zërat e shumte se Anceloti do ti zëre vendin Kontes, Chelsi vuan, por fiton ndeshjen e javës se 18 kundër Sauthemptonit ne shtëpi minimalisht 1-0. Edhe nje here tjetër spanjolli Markos Alonso ka rezultuar vendimtar me golin e tij te shënuar me goditje dënimi. Chelsi është i treti me 38 pike dhe ka 5 me shume se Arsenali i vendit te katërt qe fitoi po ashtu minimalisht 1-0 me nje gol te Mesut Ozil ne pjesën e pare. Per t’u shënuar edhe humbja 0-3 e Lester Sitit ne shtëpi me Kristal Palace qe duket nje skuadër e rilindur me legjendën Roi Hodxhson ne stol.

 

Ne Gjermani, Bajerni nuk ka rivale madje as prova televizive nuk i shkakton probleme. Bavarezet kane fituar minimalisht edhe ndeshjen e vlefshme per javën e 17 ne Shtutgart megjithëse kane vuajtur gjate per te gjetur rrugën e rrjetës. Ne minutën e 79 Tomas Myler nuk fal me te majtën brenda zonës dhe kalon Bajernin ne avantazh. Ne fund vendasit kane humbur nje penallti te akorduar pasi u verifikua prova televizive. Akolo ka goditur, por UIreich ka pritur. Bajerni ka 41 pike 11 me shume se Shalake e vendit te dyte qe mezi ka barazuar ne frymën e fundit 2-2 ne Frankfurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *