Interi largon Piolin? Ja kë do të marrë

E marta e shtypit sportiv kishte plot raportime për sa i përket merkatos, ku kryesisht lajmet i diktoi Italia. La Gazzetta dello Sport kishte një lajm për Interin, sipas së cilit, klubi zikaltër përfundimisht do të ndrrojë sërish trajner duke ofruar plot 50 milionë euro për një kontratë 5-vjecare.
Alternativat janë Diego Simeone ose Antonio Conte. Si duket humbjet e fundit të Stefano Piolit sikurse edhe barazimi me Milanin i ka lënë goxha të zhgënjyer drejtuesit zikaltër.
Ndërkohë edhe për Milanin fliste lajmi kryesor i Corriere Dello Sport. Sipas kësaj gazete investitorët kinez të dy klubeve të Milanos kanë në plan një merkato prej 280 milionë eurosh ku ndër emrat e përmendur janë Fabinho i Monacos por edhe Morata e Benzema të Realit.




