E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi eliminon Lacion dhe gjen Milanin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Një fitore me vuajtje, por Interi arrin të mposhtë Lacion. Zikaltrit triumfojnë në shtëpi ndaj kryeqytetasve me rezultatin e pastër 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Një fitore që e kalon menjëherë Interin në gjysmëfinale të Kupës. Fillimisht ishte Marko Arnautovic me një supergol në pjesën e parë që i dha avantazhin vendasve. Ndërsa në të dytën ishte Hakan Calhanoglu që zëvendësoi Asllanin, me një gol nga pika e bardhë.

Lojtari i kombëtares shqiptare e nisi sfidën që nga minuta e parë, por në të 63-tën i la vëndin Calhanoglus. Tashmë në gjysmëfinale, Interi do të përballet me Milanin ku do të luhet sërish Derbi i Milanos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë