E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi 150 mln € në merkato, në listë Verrati e Bernardeski

150 milion euro për ta kthyer Interin sërish të madh. Ky është thelbi i vizitës dhe takimit në Kinë mes pronarit të zikaltërve Zhan Jindong dhe drejtorit sportive Piero Ausilio.

 

Kompania “Suning” që drejton Interin ka rikonfirmuar dëshirën për të investuar shumë në merkaton e verës për Interin dhe më konkretisht bëhet fjalë për 150 milion euro që do të jenë në dispozicion për ta bërë organikën në nivele të tilla sa të mos ketë më alibi për distancën me Juventusin.

 

Objektiva të Interit gjatë verës do të jenë yjet italianë Verrati, Berardi ose Bernardeschi, De Vrij dhe Manolas deri edhe tek Mbappe, talenti i Monacos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë