Subscribe

Shifrat e rënies së numrit të lexuesve vijojnë të mbeten shqetësuese.

Për herë të parë përmes një studimi, sillen të dhëna për leximin në Shqipëri.

 

Përmes një kampioni prej 289 të intervistuarish mbi moshën 16 vjeç,  rezulton se 82% për qind e tyre lexojnë. Por kjo shifër natyrisht që është minimaliste duke marrë parasysh popullsinë e Shqipërisë, si dhe 5 qarqet, në të cilat është zhvilluar ky anketim.

 

ALBERT GJOKA 

DREJTUES i IKEZH

Sipas intervistave që janë bërë, 82% për qind e shqiptarëve lexojnë. Në një kampionim me 289 intervistues të rastësishëm, ku 43% janë të vendosur në Tiranë dhe 57% në qarqet e tjera si Durrësi, Korça, Shkodra dhe Elbasani, janë përzgjedhur intervistues të moshës 16 vjeç e lart, të cilët janë pyetur: “A lexoni libra?” 18% e të anketuarve (52 persona) janë shprehur se nuk lexojnë libra. Në grupin e të intervistuarve që nuk lexojnë, 57% për qind shprehen se nuk kanë kohë, 33% parapëlqejnë mediume të tjera si TV, gazeta, Internet, 6% nuk kanë interes dhe vetëm 2% e justifikojnë mosleximin me pamundësitë financiar.”

 

 

Organizatorët e sondazhit, thonë se duhen marrë masa të menjëhershme për ndërgjegjësimin e lexuesve.

 

ALDA BARDHYLI

DREJTORE E QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXIMIT

“Ky anketim tregon se sa e trishtë vijon e jetë gjendja me lexueshmërinë ne vend edhe pse leximi mbetet një sfide e vazhdueshme. por ky sondazh na ve ne përballë presioneve të reja sesi mund të rrisim lexueshmërinë vitin e ardhshëm.” 

 

Të pyetur se sa libra kanë mbaruar gjatë një viti, 49% e qytetarëve kanë pohuar se kanë lexuar më pak se 12 libra, 26% deri në 24 libra dhe vetëm afro 16 % deri në 36 libra në vit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *