Subscribe

Interesi i nxënësve për shkollat profesionale edhe këtë vit shkollor është i lartë.

 

Në shkollën “Beqir Çela” në Durrës afro 300 nxënës u regjistruan në vitin e parë. Degët më të kërkuara janë teknologji informacioni dhe elektroteknike.

 

Edhe vetë prindërit shprehen të kënaqur që fëmijët e tyre kanë zgjedhur shkollat profesionale.

 

Interes të lartë ka pasur dhe në shkollën mekanike “Demir Progri” në Korçë.

 

Drejtoresha e këtij institucioni arsimor Pranvera Zhurka, shprehet se kuotat e vitit të ri shkollor janë plotësuar, ndërsa janë hapur dhe tre klasa të reja.

 

Në Korçë janë 5 shkolla profesionale, mekanike, agrobiznesi, teknike-ekonomike, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe ajo e ndërtimit. Ndërkohë regjistrimet do të vazhdojnë deri ne fund te muajit shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *