Inter fitoi aktin e parë të duelit të 1/8 të Champions League përballë Atletiko Madrid dhe shkon tanimë në sfidën e kthimit pas 3 javësh me një bonus jo të vogël për kualifikimin në çerekfinale.

Fitore e merituar e skuadrës së Inzagit përballë një ekipi që sikurse pritej kishte ardhur  në “San Siro” për tu mbrojtur gjithë kohën, duke shpresuar në ndonjë zbritje të rrezikshme, gjë e cila nuk ndodhi përtej ndonjë ngacmimi të Linos nga e majta.

Zikaltërit ishin kërkues gjithë kohën, por u ndeshën me murin madrilèn, jo e pazakontë si situatë duke marrë në konsideratë stilin e lojës së Simeones.

Nëse Jan Zomer ishte thuajse spektator, në krahun tjetër Jan Oblak u ipenjua disa herë përballë Lautaros dhe Turam, pa lënë mënjanë edhe gjuajtjet jashtë. Në pjesën e dytë, dëmtimi i Turam e detyroi Inzagin të aktivizonte Marko Arnautoviç.

Austriaku u kthye krejt papritur në lojtarin e ndeshjes. Fillimisht duke humbur dy raste të shkëlqyera për shënim, e pastaj duke u bërë heroi i mbrëmjes me golin e minutës së 79, duke shfrytëzuar një ndërhyrje të bukur të Jan Oblak në fillim kundër Lautaros.

Në kampin zikaltër mund t’i gëzohen lojës dhe fitores, ndonëse janë koshientë që në fortifikimin madrilèn të Wanda Metropolitanos, do të jetë një betejë e vërtetë përballë Los Kolchoneros.

Barazim në Aiinthoven mes PSV dhe Dortmund në çiftin tjetër të mbrëmjes së të martës, rezultat që i jep një avantazh të vogël skuadrës gjermane që ndeshjen e kthimit do ta luajë në shtëpi.

Një ish-i madh i ndeshjes i Doni Malen ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 24 në favor të Dortmund, ndërsa të zotët e shtëpisë barazuan shifrat me anë të Luk de Jong me penallti në minutën e  56, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *