Uefa Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me dy duele, ku do të përcaktohen ekipet e para cerekfinaliste. Vëmendja normalisht më së shumti është e përqendruar tek dueli i madh Liverpool-Inter. “The Redsat” fituan ndeshjen e parë në San Siro 2 me 0 duke e sfumuar disi rëndësinë e kësaj sfide të kthimit. Mirëpo ziklatrit kanë premtuar beteje  për të mos u dorëzuar në fortesen “Anfield”, fortese e cila nuk mposhtet në 27 sfida radhazi, për herë të fundit në 7 mars të vitit të kaluar kundër Fulham. Skuadrës Italiane I mungojnë cerekfinalet e Champions League që nga 2011, dhe për ta bërë realitet këtë gjë sonte, I duhet vërtet një mrekulli. Inzagi e quajti Liverpulin një nga tre ekipet më të mira të Europës. Tek zikaltrit do të mungojë sërish sonte Barela ndërsa Sancez me gjasë mund të plotësoje sulmin bashkë me Xhekon. Lajm I mirë është edhe rikuperimi I Perisic. Liverpul në krahun tjetër ka shqetësim vetem formën e treshes Tiago Alkantara- Firmino dhe Matip. Në sulm Jurgen Klop mund ta nisa me trion Mane, Salah dhe Luis Diaz.Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme është ajo mes Bayern Mynih dhe Salzburg, sfide e cila rinis nga barazimi 1 me 1 i ndeshjes së parë në Austri. Një ndeshje e cila shkundi jo pak gjermanet të cilët e kishin lehtë mesa duket duelin ndaj Salzburg.Skuadra e Nagelsman nuk do të ketë të gatshëm Tolizo, Davies, Gorecka. Të paktën Bayern mund të ketë sherbimet e Myler dhe Nojer.në regjisn ë mesfushës me gjasë do të jetë titullar talenti Musiala ndërsa në sulm Coman dhe Sane në krah të Myler. Te dyja sfidat do transmetohenn në tring në orën 21:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *