Muajt e parë të sezonit të ri krijuan iluzione për një Inter që më në fund ishte rikthyer i madh dhe gati për të sfiduar Juventusin për titullin kampion. Por zikalterit prej 1 muaji kanë harruar të fitojnë, duke nxjerre në pah defekte të konsiderueshme në disa reparte. Së fundmi, në takimin hapës të javës së 20, skuadra e Spalletit nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në transferte me Fiorentinen, një pike më shumë e fituar sesa dy pikë të humbura për nga mënyra sesi rrodhi ndeshja.

 

Vjollcet luajtën më mirë ne nivel intensiteti mbi të gjitha përballe një rivali më së shumti në vështirësi në aspektin fizik. Në pjesën  e parë Benasi, Chiesa, Vereto dhe Simeone vunë në vështirësi portierin Handanovic dhe mbrojtjen zikalter që ia doli të mos pësoje. Në pjesën e dytë Fiorentina ishte sërish me agresive, por Inter realizoi në rastin e parë që iu paraqit pas 1 orë lojë me të zakonshmin Ikardi i aftë për të ndihmuar skuadrën në momentet më të vështira.

 

Vjollcet nuk u pajtuan me rezultatin dhe nisën një ofensive të vërtete drejt portës së Handanovic, i mrekullueshëm në disa reagime sidomos ndaj Babakar dhe Chieses. Por slloveni thyhet në minutën e 91 kur Ejseric dhe nje pasim në zonë për Xhovani Simeonen, i cili barazoi duke shmangur humbjen që do të kishte qenë më shumë se e padrejte për vjollcet.

 

Skuadra e Piolitr ruan pathyeshmërinë në kampionat që nga 2 nëntori me 2 fitore dhe 5 barazime,  ndërsa Inter qëndron në vendin e trete, por tashmë mund të kapet nga Roma që e ndjek nga pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *