Inter dhe Napoli nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në sfidën e javës së 28 të kampionatit italian, rezultat që nuk kënaq asnjë nga këto ekipe. Napoli humbi kreun e serisë A, pasi tashmë ka 1 pikë më pak sesa Juventus e për më tepër me bardhezinjte që kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar ndaj Atalantes, ndërsa Inter nuk përfitoi dot nga ndalesa e Lazios, duke qëndruar ne vendin e 5 në renditje.

 

Takimi i San Siros ishte i fortë, por me pak raste te pastra për shënim. Skuadra e Sarrit me dominuese ne qarkullimin e topit, por pak brilante dhe efikase në fazën e konkretizimit. Në pjesën me te madhe të kohës Handanovic dhe Reina ishin spektaktor. Tentativat e Hamshik dhe Insinjes nga distanca ashtu sikurse edhe Kandreva nga ana tjetër ishin shumë pak për atë që shihej si supersfida e javës në seria A.

 

Ndërsa në fraksionin e  dytë Inter ishte pak më agresiv pavarësisht se rasti më i mirë u krijua nga një goditje standarde teksa Skriniar goditi shtyllën e Reines. Në krahun tjetër rastet më të mira i patën Mertens dhe Insignes, por ekuilibri i ndeshjes nuk u prish. E kotë seria e 27 ndeshjeve pa humbje e Napolit në transferte pasi tani titulli është ne dorën e Juventusit, ndërsa Inter duhet te vuajë deri në fund për të siguruar zonën champions.

 

Në France, Marseje bëri një hap të madh përpara në luftën për të siguruar një vend sezonin e  ardhshëm ne Champions League. Skuadra e Rudi Garsias fitoi me vështirësi 2 me 1 në transferten e  javës së 29 kundër Tuluz. Okampos shënoi i pari për miqtë që në minutën 10, por Tuluz ia doli të barazoje shumë shpejt shifrat me anë të Ndombe.

 

Goli vendimtar i ndeshjes për Marsejën u shënua nga greku Mitrobglu në minutën e 78. Falë këtyre tre pikëve, Olimpiok Marseje blindon vendin e  trete me 59 pikë, 5 më shumë sesa Lioni i vendit te 4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *