Nis me nje humbje aventura e Inter ne international champions cup. Ne Autzen Stadium te Oregonit, skuadra e Roberto Mancinit u mund nga Paris Sg me rezultatin 1-3. Edhe pse  me kapitenin Ikardi te padisponueshem zyrtarisht per nje dëmtim  ne shpatull, por me mendjen tek e ardhmja, me problemet e teknikut Mancini me pronaret e rinj per merkaton e munguar, zikalterit e nisen mire takimin duke u shfaqur te rrezikshëm përpara portës kundërshtare. Gjithsesi pas 14 minutash erdhi avantazhi i francezeve. Ishte mbrojtësi Aurier qe shfrytëzoi mjaft mire nje pritje jo te mire te Handanovic ne nje goditje dënimi, duke zhbllokuar shifrat. Ne fakt Sloveni me vone gjate gjithë takimit ishte i pasigurt. Pavarësisht te nxehtit, skuadrat zhvilluan nje loje me ritëm, duke u shfaqur rrezikshëm drejt portave kundërshtare. Goli i barazimit per italianet erdhi ne minutën e trete te shtesës ne pjesën e pare. Ne nje goditje nga këndi, topi përfundoi ne dorën e kapitenit Tiago Silva dhe gjyqtari kryesor akordoi nje penallti. Nga pika e bardhe ishte malazezi Jovetic i cili ktheu gjithçka ne baraspeshe. Me fillimin e pjesës se dyte parisienët e drejtuar tashme nga spanjolli Unai Emery përsëri ne avantazh . Ne nje goditje dënimi, Kurzavva ndëshkoi gardianin e portës se Inter Handanovic, i cili e kishte te pamundur te ndalonte gjuajtje e forte. Inter tentoi ne kërkimi te barazimit, por francezet me kompakt arritën te mposhtnin sulmet e kundërshtarit dhe tre minuta vulosen rezultatin 3-1, ku protagonist përsëri Aurier autor i nje dopiete ne ketë përballje. Ketë sfide te apasionuarit e futbollit patën mundësi ta ndiqnin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring HD.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *