E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter me një këmbë jashtë Champions/ Atalanta rihap grupin

Real Madrid mund Interin me rezultatin 2 me 0, duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin dhe renditet tashmë në vendin e dytë të grupit B. Ndërsa Interi, me këtë humbje është pothuajse jashtë Championsit.

Kampionët në fuqi Bayern Munich kanë arritur të fitojnë 3 me 1 ndaj kampionëve të Austrisë, Salzburg.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletiko Madrid është ndalur nga rusët e Lokomotivë së Moskës, me rezultatin 0 me 0, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit.

Në grupin D, Atalanta ka surprizuar anglezët e Liverpool me fitoren 0 me 2. Me këtë fitore, italianët bëjnë që grupi të jetë i hapur deri në “xhiron e fundit”.

Reklamë

Ndërkohë, Ajax ka fituar me lehtësi ndaj Midtjylland.

Në grupin C, Porto mund me rezultatin 2 me 0 francezët e Marsejës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë