Fitorja ndaj PSV mund të mos mjaftojë për të kaluar turnin, por pavarësisht kësaj Luciano Spalleti e konsideruan duelin në “San Siro” ndaj skuadrës holandeze më të rëndësishmin që nga koha që drejton zikaltrit.

 

Në konferencen e fundit për shtyp para duelit të kësaj të martë në mbrëmje, që është edhe i fundit për fazën e grupeve, Spalleti i kërkoi skuadrës të mos e mbaje mendjen aspak tek ajo që do të ndodhe në Kamp Nou në duelin tjeter të grupit mes Barcelonës dhe Totenham, ku nëse anglezet fitojnë, mund të bëjnë të pavlefshëm cdo fitore te skuadrës zikalter.

 

“Të fitojmë ndeshjen tonë, të mos mendojmë për të tjerët. Në Barcelone ka profesioniste të cilët do të japin gjithçka në fushë, e kanë treguar këtë gjë gjatë gjithe viteve te fundit. Kjo ndaj PSV është ndeshja me e rëndësishme që nga koha kur drejtoj Interin, nuk ka dyshime për këtë. Mendoj që po bëjmë gjëra të mira dhe ajo që na mungon është thjesht të ruajmë trë njëjtin ritëm dhe nivel në 90 minuta, u shpreh Spalleti i cili do të ketë disa probleme me formacionin”. 

 

Vesino do të mungojë për shkak dëmtimi ashtu si Joao Mario e Galjardini që nuk janë në listën champions. Naingolan është grumbulluar por pritet të mos jetë titullar. Në sulm përkrah Ikardit do të jetë Keita Balde.

 

Dueli do te percillet ne Tring ne oren 21:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *