Subscribe

Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përsëriti qëndrimin e saj se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, dhe se vendi ynë i ka kryer detyrat.

 

“Asgjë nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit”, theksoi Presidentja e KE-së.

 

“Faleminderit, vij si mike. Më la shumë mbresa, takova fëmijët, do të doja që fëmijët e mi të shkonin në një shkollë të tillë. Ky është simbol i miqësisë dhe të ardhmes sonë të ardhme në BE. E kemi bërë të qartë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Unë i qëndroj mendimit se Shqipëria i ka kryer detyrat. Ka qenë rrugë e gjatë dhe tani jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë dhe duhet ta bëjmë këtë gjë. E dimë që është borxhi që ne i kemi të rinjve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *