Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij duke theksuar se moshapja e negociatave nga ana e BE ishte si rezultat I një konflikti të brendshëm në union.

 

Në aktivitetin e prezantimit të paketës Speciale AntiKÇK (Kap ça të kapësh), Rama I mëshoi këtij fakti duke theksuar se para pak ditësh janë thirrur katër ambasadorë, mes trë cilëve ai shqiptar, në Paris për të çelur një dialog të ri me qëndrimin e Francës për zgjerimin e BE.

 

“Ka shumë versione për këtë. Unë besoj se si dëshmitar i procesit mund të dëshmoj versionin tim që refuzimi në fund ishte rezultat i një konflikti të brendshëm që lidhet me divergjencat mes Francës e Gjermanisë për mënyrën se si duhet të reformohet BE. Kaq e vërtetë është kjo sa që para pak ditësh në Paris janë thirrur 4 ambasadorë, i Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të zi dhe Shqipërisë. Janë thirrur për të çelur një dialog lidhur me qëndrimin e Francës në raport me mënyrën e zgjerimit dhe mënyrën se si sipas Francës duhet të konfigurohet procesi. Pavarësisht se çfarë kemi bërë ne, pavarësisht se si duhet të reformohemi, vendimmarrja ishte fryt i brendshëm në Këshillin Europian që ka prodhuar një divergjencë.”

 

Rama u zotua më tej se pavarësisht kësaj divergjencë  që ka prodhuar Këshilli Europian Shqipëria do të vijojë që t’i përmbushë reformat.

 

“Ne do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që duhet të bënim në rast se vendimi do ishte pozitiv. Në fund të ditës, ne e kemi shprehur në programin qeverisës, procesi i integrimit nuk është një proces që e bëjmë se na e kërkojnë të tjerët, apo thjesht se duam të arrijmë në një stacion, por e bëjmë sepse është në interes të vendit tonë, në interes të gjeneratave të tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *