Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca u takua këtë të hënë me kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Jorida Tabaku.

 

Ndërsa përshëndeti kthimin e opozitës në parlament, diplomati evropian përsëriti mesazhin se integrimi i Shqipërisë në BE ka një rëndësi kombëtare që i kapërcen partitë politike.

 

“U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian. E përgëzova për emërimin dhe përshëndeta kthimin e opozitës në Parlament. Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamentit. BE do të vazhdojë të mbështesë punën e Komitetit, i cili luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë për reformat në BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *