E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Integrimi në BE/ Deputetët shqiptarë dhe maqedonas takohen në Durrës

Deputetë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po zhvillojnë bisedime në Durrës për fillimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe veton e Bullgarisë.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se po forcojnë ekspertizën e nevojshme për procesin e integrimit.

 

“Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, roli i parlamenteve kombëtare në këtë proces merr një rëndësi të veçantë. Me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Maqedonisë së Veriut po forcojnë ekspertizën e nevojshme në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë