E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë propozon shkarkimin e prokurorit Kokona

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e Shkëlqim Kokona, me detyrë prokuror në Prokurorinë e qytetit të Pogradecit.

Kokona dyshohet se ka kryer shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës.

Kryeprokurori Olsian Çela, në tetor të vitit 2020 i kërkoi ILD-së nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e Kokonës, pasi kishte konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës.

KLP ka caktuar datën 13 dhjetor për seancën e radhës ndaj tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë