Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria...

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare në Egjipt...

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së...

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë nga militarizimi...

Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri...

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës për ministrat...

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe avokatët: Akt...

Zjarr pranë xhamisë në Gjoricë, flakët rrezikojnë banesat

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e Shëndetësisë, Rama:...

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë bllokohen, Shoqatat...

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe prokurori. Nuk shpëton as SPAK

7 Gusht 11:54

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka publikuar bilancin e punës për vitin 2024, ku bëhet e ditur se janë finalizuar 6 inspektime tematike, nga të cilat kanë dalë 54 rekomandime për gjykatat dhe zyrat e prokurorive.

Sipas të dhënave zyrtare, 9 rekomandime lidhen me marrjen e masave për miratim ose nxjerrje aktesh, 29 rekomandime me ndërmarrjen e veprimeve administrative, ndërsa 15 rekomandime i janë drejtuar vetë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Që nga krijimi i institucionit, janë realizuar në total 21 inspektime, prej të cilave 12 kanë përfunduar, me 118 rekomandime të dhëna, të publikuara në faqen zyrtare www.ild.al.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka qenë gjithashtu objekt inspektimi nga ILD, konkretisht në drejtim të praktikës së caktimit të çështjeve dhe zëvendësimit të prokurorëve. Inspektimi ka synuar të evidentojë nëse brenda kësaj strukture respektohen standardet e transparencës dhe ligjshmërisë në ndarjen e ngarkesave dhe rotacionin e prokurorëve në çështje me ndjeshmëri të lartë publike. Gjetjet e raportit të inspektimit për SPAK përfshihen në rekomandimet e dhëna nga ILD dhe janë të publikuara online.

Inspektimet kanë pasur në fokus:

  • Trajtimin e ankesave për lirimin me kusht në 15 gjykata të shkallës së parë dhe në 5 ish-Gjykata të Apelit;
  • Masat e sigurimit personal për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve”, në prokuroritë e Fierit, Shkodrës dhe Vlorës;
  • Zbatimin e udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm mbi marrëdhëniet mes prokurorëve dhe drejtuesve, në disa prokurori në vend;
  • Kontrollin e ndarjes së çështjeve me short dhe funksionimin e sistemit elektronik në gjykata, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe gjykatat për Korrupsion dhe Krim të Organizuar;
  • Praktikat e zëvendësimit të prokurorëve dhe caktimit të çështjeve, përfshirë edhe SPAK;
  • Procedurat e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve, veçanërisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
  • Informimi i palëve për ndërmjetësim, si pjesë e detyrimeve të gjyqtarëve.

Inspektimet janë zhvilluar si pjesë e planit vjetor të ILD-së, por edhe me kërkesë të institucioneve si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Ministri i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë vijon të luajë një rol kyç në garantimin e integritetit dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, duke përgatitur raporte që shërbejnë si bazë për veprime administrative, por edhe hetime disiplinore në raste të caktuara.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
ILD Inspektori i Lartë i Drejtësisë SPAK

Nga e njëjta kategori

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria miraton vendime dhe projektligje të reja

më shumë...

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare në Egjipt pas 10 vitesh

më shumë...

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë nga militarizimi i ishujve të Egjeut!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:46

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e...

6:45

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare...

6:29

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të...

6:01

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë...

5:48

Sulmet në Kiev dhe droni rus në...

5:39

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës...

5:27

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe...

5:27

Zjarr pranë xhamisë në Gjoricë, flakët rrezikojnë...

5:07

E trishtë! Ndahet nga jeta historiani Muharrem...

4:48

Aksidenti në Golem, humb jetën 17-vjeçari

4:39

Dorëheqja e Evis Salës si ministre e...

4:21

Pagat e magjistratëve dhe administratës së drejtësisë...

4:05

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe...

3:58

NATO dhe BE paralajmërojnë Rusinë, Von der...

3:55

Kush do e veshë fanellën “10” pas...

3:52

Studimi zbulon moshën kur plakja përshpejtohet, ndryshimet...

3:47

Ervin Hodaj emërohet në krye të policisë...

3:44

Dyfishohen regjistrimet në FSHN, rritet interesi i...

3:30

Alimehmeti: Bashkia do “kokë”! Tirana nuk mund...

3:20

Aksident në Golem, makina përplaset me motorin,...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Pas sulmit në Leipzig, Evropa dhe NATO përgatiten për përgji...
  • Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE në Tiranë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.