Edhe përgjatë muajit tetor, çmimet vijuan rritjen e pandalshme.

 

 

Sipas INSTAT, muajin e shkuar inflacioni arriti në nivelin e 8.3%, nga 8.1% që u regjistrua në shtator, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga viti 1998.

 

 

Shtrenjtimin më të fortë të çmimeve konsumatorët shqiptarë po e ndjejnë te produktet ushqimore, karburanti dhe transporti, për të cilat po paguajnë më shumë muaj pas muaji.

 

 

Për të rikthyer inflacionin në objektivin prej 3%, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë duke rritur 4 herë normën bazë të interesit të lekut.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *