Për të katërtin muaj me radhë, inflacioni që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, regjistron rënie.

 

Sipas INSTAT, edhe në prill rritja e çmimeve ishte më e ngadaltë, duke regjistruar një normë inflacioni prej 4.6%, nga 5.3% që ishte në mars. Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga çmimet më të lira të karburanteve.

 

Në raport me marsin, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë ulur, por rënia është gati e pandjeshme.

 

Krahasuar me muajin e shkuar, gjatë prillit shtrenjtim të mëtejshëm kanë pësuar kryesisht çmimet e mobilieve shtëpiake, kafenetë, restorantet, si edhe pijet alkoolike e duhani, duke e mbajtur inflacionin mbi objektivin e bankës së shqipërisë prej 3%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *