E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Ekonomi

Inflacioni në rënie, presioni i çmimeve mbetet i lartë/ Sejko me FMN: Rritja e nomës së interesit nuk ka cënuar kreditimin

Shtrëngimi i politikës monetare për të luftuar inflacionin po cënon rimëkëmbjen ekonomike. Fondi Monetare Ndërkombëtare thotë se e gjithë bota po perballet me pasiguri të shtuara.

 

Reklamë

Edhe pse inflacioni ka tendenca rënëse, presionet e çmimeve të larta mbeten prezente, ndërsa pabarazia po thellohet.

 

Reklamë

Në takimet me FMN, Bankën Botërore, guvernatorët dhe ministrat e financave në Uashington, Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë argumentoi se rritja e normës bazë të interesit është në përputhje me objektivin e saj kryesor për të luftuar inflacionin.

 

Këto vendime për të rritur normën, kanë qenë të bazuara në analiza dhe parashikime të kujdesshme, për të mos cenuar ekonominë. Pavarësisht rritjes së interesave  kredia në 2022 njohu rritje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë