Kryebashkiakja Voltana Ademi ka reaguar pas konfirmimit të dy rasteve të reja me COVID-19 në Shkodër.

Ajo shprehet se koronavirusi në Shkodër nuk po përhapet vetëm tek qytetarët, por edhe në institucione të rëndësishme, si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit. Mes të infektuarve është një personel shëndetesor dhe një personel i FNSH-së në Shkodër.

“Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në institucionet që Shkodër. Është një personel i Reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër. Përsëris edhe një herë apelin tim publik për marrjen e masave shtesë për shërbimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, kërkesë testim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë: -Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet -Policinë e Shkodrës -Forcat e Ushtrisë -Personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë.”

Ajo përsëriti edhe një herë apelin për marrjen e masave shtesë dhe kryerjen e sa më shumë testimeve, pasi sipas saj, kjo është rruga e vetme për të frenuar koronavirusin.

“Është JETIKE që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit. Testimi është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin fixik e social.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *