Covid-19 po futet çdo ditë e më shumë në institucionet arsimore në vend. Një tjetër nxënëse ka rezultuar “pozitive” me koronavirus në një shkollë 9-vjeçare në Berat.

Nxënësja e shkollës “Shyqyri Lakra”,e cila pas konfirmimit “pozitiv” të familjarëve të saj kishte ditë që nuk shkonte në shkollë, ka rezultuar edhe vetë e infektuar. Mësohet se ajo është paraqitur në shkollë vetëm 2 ditët e para dhe më pas është karantinuar në banesë. Edhe pse ka 8 ditë që nuk paraqitet në shkollë, nxënësit e klasës së saj kanë kryer tamponin për t’u siguruar se nuk janë infektuar nga shoqja e tyre e klasës.

Burimet zyrtare pranë DSHP Berat bëjnë me dije se është kryer si në çdo rast proçeduara e dezinfektimit të ambienteve të shkollës dhe klasës ku mësonte nxënësja e infektuar.

Mes të tjerash, burimet konfirmojnë se në çdo shkollë 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit kemi të paktën nga 5-10 nxënës të karantinuar.

Mësohet se këtyre nxënësve iu kanë rezultuar “pozitivë” familjarët dhe kjo ka bërë që ata të karantinohen deri në shërimin e plotë të pjesëtarëve të familjes, edhe pse shumica e vetë nxënësve gjatë tamponimit kanë rezultuar “negativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *