E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Infektohen me koronavirus 147 persona të tjerë/ Shkon në 321 numri i viktimave

2 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa regjistrohen 147 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 830 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 59-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në dy spitalet COVID po trajtohen 199 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Reklamë

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:  67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.”

Që prej fillimit të pandemisë, vendi ynë ka shënuar në total 10553 raste pozitive dhe 321 humbje jete.

Reklamë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2121

Durrës                  458

Shkodër               321

Lezhë                    227

Elbasan                 173

Korçë                    150

Vlorë                     138

Kukës                    130

Fier                        130

Berat                     77

Dibër                     34

Gjirokastër         34

 

Më shumë video

Reklamë