Duhet të ndërmerren veprime urgjente në Detin e Kuq për të ndaluar sulmet ndaj anijeve tregtare nga Houthi të Jemenit, thanë grupet kryesore të industrisë, pas fundosjes së një anijeje të dytë.

Militantët Houthi të lidhur me Iranin filluan sulmet me dronë dhe raketa në rrugën e rëndësishme tregtare në nëntor dhe deklaruan se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gaza. Në më shumë se 70 sulme, ata gjithashtu kanë kapur një anije dhe ekuipazhin e saj dhe kanë vrarë të paktën tre detarë.

“Është për të ardhur keq që detarët e pafajshëm po sulmohen ndërsa thjesht kryejnë punët e tyre, punë jetike”, thanë në një deklaratë të përbashkët shoqatat kryesore të transportit detar në botë.

“Këto sulme duhet të ndalen tani. Ne u bëjmë thirrje shteteve me ndikim në rajon që të mbrojnë detarët tanë të pafajshëm dhe të de-përshkallëzojnë shpejt situatën në Detin e Kuq.

Transportuesi i qymyrit Tutor në pronësi greke i sulmuar nga militantët Houthi të Jemenit në Detin e Kuq javën e kaluar është fundosur, konfirmuan shpëtimtarët të mërkurën.

Anija u godit me raketa dhe një varkë të ngarkuar me eksploziv me telekomandë, sipas burimeve.

Forcat detare ndërkombëtare janë vendosur për të ofruar mbështetje kryesisht mbrojtëse për anijet që ende lundrojnë nëpër Detin e Kuq, por sulmet janë rritur ndjeshëm./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *