E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Indonezi, rritet niveli alarmit për vullkanin Anak Krakatau

Niveli i alarmit për vullkanin Anak Krakatau të Indonezisë është rritur në nivelin e dytë më të lartë të mundshëm, pas një sërë shpërthimesh.

 

Të gjitha fluturimet rreth vullkanit janë riaktivizuar dhe një zonë përjashtimi prej 5 km është vendosur gjithashtu.

 

Reklamë

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive në Indonezi (BNPB) tha se niveli i alarmit ishte ngritur nga niveli dy deri në tre për shkak të rritjes së aktivitetit vullkanik.

 

Shtunën e kaluar, vullkani shkaktoi një cunami që vrau qindra.

 

“Aktiviteti vullkanik i Anak Krakatau vazhdon të rritet,” tha BNPB në një deklaratë për shtyp, duke cituar të dhënat nga Vrojtimi Vullkanologjik i Indonezisë.

 

“Zona e rrezikut [është zgjeruar] nga 2 km në 5 km … njerëzit dhe turistët janë të ndaluar të kryejnë aktivitete brenda një rreze prej 5 km”./BBC

Vazhdo të lexosh

Reklamë