E martë, 24 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Indonezi/ Çift i pamartuar ndëshkohet publikisht me 140 goditje me kamxhik për marrëdhënie jashtë martese, gruaja humb ndjenjat

Policia e sheriatit në provincën Aceh të Indonezisë ndëshkoi publikisht të enjten një burrë dhe një grua të pamartuar me nga 140 goditje me kamxhik secilin, për shkak se kishin kryer marrëdhënie seksuale jashtë martese dhe kishin konsumuar alkool, njoftuan autoritetet dhe një gazetar i AFP-së që ishte i pranishëm në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, dënimi përbëhej nga 100 goditje për marrëdhënie seksuale jashtë martese dhe 40 për konsumimin e alkoolit. Gjatë ekzekutimit të dënimit, gruaja humbi ndjenjat dhe u transportua me ambulancë.

Çifti ishte pjesë e një grupi prej gjashtë personash të ndëshkuar për shkelje të kodit islamik të Aceh, mes tyre edhe një oficer i policisë së sheriatit dhe partnerja e tij, të cilët u dënuan me nga 23 goditje secili.

Aceh është e vetmja provincë në Indonezi që zbaton një formë të ligjit të sheriatit, në kuadër të autonomisë së veçantë të dhënë në vitin 2001. Dënimi me kamxhik përdoret për shkelje të ndryshme, përfshirë bixhozin, konsumimin e alkoolit dhe marrëdhëniet seksuale jashtë martese.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë