E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

India: Vdekje për pedofilët

Ilustrim · Vizion Plus

 

 

 

Qeveria e Indisë ka miratuar dënimin me vdekje për përdhunuesit e fëmijëve.

Sipas kryeministrit Narendra Modi, ligjit për mbrojtjen e fëmijëve nga krimet seksuale do t’i shtohet amendamenti i dënimit me vdekje, për personat që dhunojnë seksualisht fëmijët nën moshën 12-vjeçare.

Kabineti gjithashtu vendosi rritjen e dënimit për të gjitha sulmet seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Sipas ligjit të deritashëm në Indi, dënimi maksimal për përdhunimin e fëmijëve ishte burgu i përjetshëm.

India është përballur me raste të shumta të agresionit seksual të fëmijëve.

Vetëm gjatë kësaj jave, janë raportuar katër raste të përdhunimit të vajzave minorene, mes të cilëve edhe një vajzë 8 vjeçare, vrasja e të cilës nxiti protesta në mbarë vendin mbi ashpërsimin dhe marrjen e masave të menjëhershme nga qeveria ndaj këtyre krimeve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh