E premte, 18 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

India pretendon pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani

Ilustrim · Vizion Plus

Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyan Jaishankar, është shprehur se pjesa e Kashmirit e kontrolluar nga Pakistani i përket Indisë, dhe se pret që një ditë të fitojnë  kontrollin fizik mbi të.

 

India administron Luginën e Kashmirit e cila është në masë të madhe e populluar, ndërkaq Pakistani kontrollon rajonin në perëndim, të cilin Neë Delhi e quan si Kashmiri i pushtuar nga Pakistani.

 

Ndërkohë muajin e kaluar, India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.

 

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e “terrorizmit dhe separatizmit”.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh