Monika Kryemadhi ka deklaruar se deputetët e Partisë së Lirisë ka depozituar në Kuvend projektligjin për indeksimin e pagave për punonjësit dhe nëpunësit në vendin tonë.

 

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se gjatë 10 vjeçarit të qeverisjes së Ramës, çmimet në vend vetëm janë rritur, ndërsa shton se qytetarët nuk janë indeksuar.

 

Sipas deputetes, mosmbështetja e qeverisë po i shtyn qytetarët drejt emigracionit.

 

Kryemadhi shton se refuzimi i indeksimit të pagave thellon varfërinë në vend dhe shton problemet e rënda sociale dhe ekonomike që po përballet vendi.

 

Gjatë 10 vjeçarit të qeverisë Rama çmimet janë rritur, ndërsa pagat kanë mbetur në vend.

 

Sot të gjithë shqiptarët e ndjejnë barrën e madhe të përballjes me koston e jetesës që rritet çdo ditë.

 

Ndaj, si deputetë të Partisë së Lirisë kemi depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin “PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PUNOJËSVE DHE NËPUNËSVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

 

Niveli skandaloz i pagave në shkallë vendi, të cilat nuk janë indeksuar as për të kompensuar nivelin e inflacionit, i bën punëtorët e Shqipërisë më pak të motivuar për të punuar dhe i shtyn drejt emigracionit.

 

Refuzimi i indeksimit të pagave nga ana tjetër, thellon varfërinë në vend dhe shton problemet e rënda sociale dhe ekonomike që po përballet vendi.

 

Është koha që paratë e shqiptarëve të mos i hanë inceneratorët dhe koncesionet!

 

Partia e Lirisë e demonstroi sot vullnetin e saj për ta garantuar me ligj, duke realizuar çdo vit indeksimin e pagave të shqiptarëve, e së shpejti do të shohim vullnetin e parlamentarëve të tjerë”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *