Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”,...

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin mbështetje Kolumbisë

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin e bashkisë

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Dimalit...

Makina del nga rruga në Torino, përplas disa persona,...

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë, Nufi: Krenarë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e...

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për...

Indeks matës për kënaqshmërinë e pacientëve, Manastirliu: Forcojmë mbrojtjen e shëndeti publik

30 Nëntor 14:31

Realizohet studimi i parë mbi matjen e kënaqshmërisë së pacientëve në shërbimin shëndetësor parësor. Studimi u prezantua në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e Ministres Ogerta Manastirliu dhe Ministres për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi.

 

 

“Qytetari është në qendër të të gjithë strategjisë së zhvillimit të kujdesit shëndetësor. Në duam që përpos faktit që drejt mbulimit shëndetësor universal ne kemi objektiva në lidhje me aksesin në shërbim, në lidhje me cilësinë në shërbime, të kemi dhe aspektin tjetër që lidhet me sa mirë ndihen qytetarët nga shërbimet që ata marrin në strukturat tona të shëndetësisë, qofshin në parësor, qofshin edhe në spitalor. E filluam me kujdesin parësor sepse është porta e parë e shërbimit dhe në fakt është ruajtësi i shëndetit. Unë jam e kënaqur që ne kemi arritur sot të kemi këtë indeks të parë të kënaqshmërisë të pacientëve në shërbimin e kujdesit parësor në Shqipëri dhe indikatorët janë pozitivë. Qytetarët janë të kënaqur nga shërbimet në kujdesin parësor, sepse, nëse do të ktheheshim do të bënim krahasim me disa vite më parë, ka patur mangësi në infrastrukturën e vetë qendrave shëndetësore. Sepse ato kanë qenë të pa investuara, nga pikëpamja infrastrukturore por mbi të gjitha të pa investuara nga pikëpamja e shërbimeve dhe programeve të parandalimit për sëmundjet”, tha Manastirliu.

 

 

Duke u ndalur tek programet në qendrat e kujdesit parësor, Ministrja Manastirliu u shpreh:

“Sot, pas rreth 5-6 vitesh ne mund të themi që kemi tashmë një shërbim shumë të më mirë strukturuar të shërbimeve të kujdesit parandalues. Nëpërmjet programit të kontrollit mjekësor bazë garantojmë analizat bazë një herë në vit falas për të gjithë këta qytetarët 35-70 vjeç, me një target kryesor prej 475 mijë qytetarësh që përfitojnë çdo vit falas këtë paketë të analizave. Kemi zgjeruar programin tonë të vaksinimit për fëmijët, duke shtuar vaksinën e rotavirusit por tashmë duke vijuar prej këtij muaji edhe me përfshirjen në kalendar të vaksinës së human papiloma virusit”.

 

 

“Ne kemi bërë të mundur në marrëveshjen me kompaninë Pfizer që të kemi dhe vaksina të adaptuara. Dhe tashmë kanë mbërritur të gjitha sasitë të cilat sipas kontratës, janë mbi 600 mijë vaksina që kanë mbërritur këto ditë të vaksinës së adaptuar anticovid. Dhe çdo qytetar e ka të garantuar vaksinën booster, pra vaksinën përforcuese në qendrën shëndetësore të tij”-tha Manastirliu.

 

 

Në fund të fjalës së saj Ministrja Manastirliu foli edhe për vijimin e planit për rehabilitimin e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, duke rehabilituar edhe 60 qendra të tjera shëndetësore me buxhetin e vitit 2023.

 

 

 

Ministrja Milva Ekonomi u shpreh: “Është e rëndësishme që ka filluar një proces i tillë i vrojtimit të kënaqshmërisë së pacientëve, për sistemin vetë, për të përmirësuar punën e përditshme, për të parë edhe shkallën e mbulimit shëndetësor në popullatë por edhe për kostot e shërbimeve në mënyrë që të rritet efikasiteti i shërbimit ndaj pacientit”.

 

 

Përcaktimi i indeksit të kënaqshmërisë së pacientit është objekti i studimit të kryer nga projekti “Shëndet për të Gjithë” për shërbimet e ofruara në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor. Gjatë muajve Korrik-Nëntor 2022, 1500 qytetarë nga 54 qendra shëndetësore morën pjesë në këtë studim.

 

91% e të anketuarve janë shprehur si të kënaqur me shërbimin në kujdesin parësor. Ndërsa përsa i përket kënaqshmërisë nga shërbimi i urgjencës në kujdesin shëndetësor parësor, 93% e të anketuarve u shprehën të kënaqur. Ndërkaq, 95% e të anketuarve u shprehen të kënaqur me shërbimin e dhënë nga stafi mjekësor. Në raport me aksesueshmërinë e infrastrukturave të kujdesit parësor, 89% shprehën kënaqshmëri me afërsinë gjeografike të qendrave shëndetësore. Ndërkohë, kur janë pyetur për aksesin e vaksinës kundër COVID-19, 97% e të anketuarve janë shprehur të kënaqur nga aksesi në vaksinë. Si përfundim nëpërmjet anketës, pjesëmarrësit u pyetën mbi kënaqshmërinë ndaj vlerës së kontrollit mjekësor bazë dhe rekomandimit për vazhdimësinë, për të cilën 97% u shprehën të kënaqur nga ky shërbim.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
kenaqshmeri Manastirliu Pacientet

Nga e njëjta kategori

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë, jo folklorit”, Rama i përgjigjet Beogradit: Territori i Kosovës s’është i Serbisë!

më shumë...

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi

më shumë...

Krujë/ Zjarr i madh në Halil, flakët rrezikojnë banesat

më shumë...

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet dëshmia e e Krisjan Sterjos: Mora armën në shtëpi dhe e ndoqa deri te pallati

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:14

“Lumi Ibër do të rrjedhë sipas gjeografisë,...

10:47

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:39

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi:...

10:26

Tërmeti 7.4 ballë, udhëheqësit botërorë i japin...

10:22

Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun...

10:06

Mbyllet dita e 72 e protestës, qytetarët...

9:52

Ksamil/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet...

9:41

Zhvillohet protesta në Orikum, banorët kërkojnë rikthimin...

9:39

A duhet të futesh në ujë menjëherë...

9:14

“Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët...

8:47

Makina del nga rruga në Torino, përplas...

8:38

Krujë/ Zjarr i madh në Halil, flakët...

8:31

72 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

8:07

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Krujë,...

7:31

Vrasja e Joan Zykos në Korçë/ Zbardhet...

7:12

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos...

7:11

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

6:47

5 kate pa leje në Qeparo, Hita...

6:42

Flakët përfshijnë mbi 20 mijë hektarë në...

6:36

Bilanci i AMP-së për korrikun: 11 të...

Më të klikuarat

  • Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për t...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e fuqishme që...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.