E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Incidenti në Paris, Bushati: Trishtim dhe solidaritet i shqiptarëve me parizianët

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashme në detyrë, Ditmir Bushati, ka reaguar për tre jetët e humbura këtë të premte në Francë pas shpërthimit të një furre buke në qendër të Parisit.

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Bushati shpreh ngushëllimin emër të të gjithë shqiptarëve në gjuhën frënge.

 

“Trishtim dhe solidaritet i të gjithë shqiptarëve me parizianët dhe familjet e zjarrfikësve, viktima të aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në Paris”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë