E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Incidenti në Fier/ Meta, kandidatëve të LSI: Kalojeni me urtësi këtë moment

Presidenti Ilir Meta reagoi për incidentin që u shënua këtë të mërkurë në Fier, ku kandidatja e LSI, Kejdi Mehmetaj u përplas me policinë bashkiake sepse sipas saj, po hiqen banerat e partisë.

 

Në “Facebook”, Meta u bëri thirrje kandidatëve të LSI të ruajnë qetësinë.

 

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve, t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.????????”

Vazhdo të lexosh

Reklamë