Subscribe

Edhe këtë te enjte, demokratet kane mbledhur parlamentin e tyre ne çadrën e vendosur para Kryeministrisë, dhe si çdo seance plenare edhe kjo mbledhje është dominuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Por gjate fjalës se ish-kreut te PD Berisha është shënuar nje incident, pasi një zonje ka lëshuar deklarata kundër opozitës.

 

Te rinjtë e forumit rinor e kane shoqëruar zonjën jashtë çadrës, por deklaratat e zonjës kane irrituar protestuesit e është dashur ndërhyrja edhe e deputetes Majlinda Bregu dhe e te rinjve, për te shmangur tensionimin e mëtejshëm te situatës.

 

Sali Berisha është kufizuar te flasë vetëm te enjteve ne çadrën e protestës e ajo qe ra ne sy ishte se ish-kreu i PD, nuk përdori asnjëherë termin republike e re, aq shume i përdorur nga Lulzim Basha gjate ditëve te fundit. Berisha u përqendrua tek kauza e opozitës per zgjedhje te lira e te ndershme.

 

Sali Berisha: Pse u mbush vendi me drogë? Vendi me drogë u mbush vetëm e vetëm për një qëllim; me qëllimin që të helmohet vota, që vota të drogohet me çdo kusht, që kanabisi të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve. A mund të votohet në një vend ku në të katër anët e vendit sundojnë bandat e armatosura të kanabisit? Ky kriminel, që qëndron në zyrën e kryeministrit bërtet si i çmendur çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë se po bën shtet. Çfarë shteti po bën ti more, çfarë ligji po bën ti që ke vendosur bandat në çdo centimetër katror të këtij vendi të mbjellë me kanabis.

 

Nderkohe gjate pasdites lideri opozites basha ka akuzuar kryeministrin Rama per provokimin e mesdites.

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar liderin e mazhorances Rama se është përdorues droge, duke paralajmëruar se në parlamentin e ardhshëm, nuk do ulet deputet pa bërë testin e drogës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *