Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar me katër ndeshje pa tifozë në fushën e saj skuadrën e Vllaznisë.

 

Shkak i dënimit është bërë sjellja e gabuar e tifozëve shkodranë në ndeshjen përballë Tiranës, ku Vllaznia humbi me rezultatin 2 me 0.

 

“KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërpreje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse.”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *