Subscribe

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për tre nga protestuesit e opozitës të arrestuar në lidhje me aktet e dhunës së ushtruar në protestën e 13 prillit si dhe atë të arrestit shtëpiak për dy të tjerë.

 

Ndërsa per pjesen tjetër te të arrestuarve nga policia u dha masa detyrim paraqitjeje nga ana e Gjykatës.

 

Në përfundim të seancës, sekretari Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi I cilësoi si të burgosur politik pasi mbështesin Partinë Demokratike.

 

“Ata janë thjesht të burgosur politik për shkak se mbështesin PD. Edi Rama është duke vendosur një tjetër damë Shqipërisë, atë të burgosjes politike. Të jetë i sigurt se sa më shumë të burgosur politikë të ketë atje brenda aq më shumë protestues do të kemi në protestat e radhës. Dhuna do t’i kthehet mbrapsht.”

 

Policia arrestoi 37 persona në lidhje me incidentet e ndodhura në tubimin e 13 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *