E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Incident në protestën e Novi Sadit, një person tenton të përplasë me makinë qytetarët

Në Novi Sad janë mbajtur protesta për të shënuar përvjetorin e gjashtëmujorit nga shembja e tavanit në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Mësohet se gjatë protestave ka ndodhur edhe një incident, kur një shofer tentoi të përplaste makinën me pjesëmarrësit e protestës.

Protestuesit arritën ta ndalonin me kohë dhe policia ndërhyri për të siguruar tubimin. Të rinjtë që ndodheshin në makinë janë arrestuar. Në Parkun Liman në Novi Sad janë vendosur 16 karrige bosh me emrat e viktimave të shkruar mbi to dhe nga një lule e bardhë në secilën.

Reklamë


Në të njëjtën kohë po zhvillohet edhe protesta e 1 Majit nga studentët në bllokadë dhe pesë sindikata kombëtare në Beograd, përkatësisht para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

Është planifikuar që të dorëzohen ndryshimet në Ligjin e Punës dhe Ligjin për Grevat. Sipas Nova.rs, mes mijëra të pranishmëve ndodhen sindikalistë, studentë dhe qytetarë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë