Koha e keqe qe ka perfshire gjirin e Durresit pasditen e sotme ka shkaktuar nje incident gjate imbarkimit te pasagjereve ne një nga tragetet qe ishte ne plan per tw lundruar drejt Ankonës në Itali.

 

Për shkak të erës dhe dallgëve të  forta, një nga cimat që mbante te lidhur tragetin Af Claudia, eshte keputur dhe në kete mēnyrë eshte perplasur me bankinen prej betoni ne krahun lindor te sheshit te trageteve.

Nga kjo perplasje trageti Af Claudia ka pesuar demtime, nderkohe qe rimorkiatoret e portit po ndihmojne ne lidhjen e tragetit si me pare.

Pak ore me vone trageti u nis drejt Italise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *