E martë, 17 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Akuzohet për korrupsion me inceneratorin e Tiranës, GJKKO dënon me 4 vite burg Alqi Bllakon

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 2.8 vite burg.

Më 28 shkurt, SPAK kërkoi 5 vite burg për ish-numrin dy të ministrisë së Mjedisit.

Bllako akuzohet se ka kryer korrupsion pasiv me inceneratorin e Tiranës, e për këtë arsye prokuroria kërkon që ai të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.

Reklamë

Në konkluzionet përfundimtare SPAK kishte përpiluar 52 faqe që provonin sipas akuzës, se Alqi Bllako ka kryer vepra korruptive në dy episode të ndryshme gjatë detyrës së tij si sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit, që drejtohej nga Lefter Koka.

Sipas SPAK, Bllako ka sugjeruar Vladimir Bezhanin që të punësohej si këshilltar i jashtëm i ministrisë, që do të ndihmonte në ndërtimin e impiantit të incenerimit të mbetjeve në Tiranë.

Bezhani është një nga njerëzit kyç që lidhet me Klodian Zoton, përfituesi i koncesionit dhe pronari i Integrated Technology. Për të vendosur në punë Bezhanin, SPAK thotë se Alqi Bllako u korruptua me 7 milionë e 520 mijë lekë.

Alqi Bllako dyshohet se ka përfituar edhe 119 mijë euro për një pajisje në funksion të biznesit të babait të tij.

Ky është momenti i dytë për të cilin ai akuzohet se ka kryer korrupsion. Të gjitha këto lidhje SPAK i ka zbuluar duke gjeneruar email-et nga kompjuteri i sekuestruar i Klodian Zotos.

Bllako është dënuar me vendim të formë së prerë nga Apeli i Posaçëm për shpërdorim detyre për inceneratorin e Elbasanit, me 2 vjet e tetë muaj burg. Ndërsa për Inceneratorin e Fierit, çështja është rikthyer në shkallë të parë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë