Subscribe

Gjatë komunikimit për mediat, presidenti Ilir Meta u ndal te skandali me inceneratorët, ku disa kompani fiktive bënin evazion fiskal.

 

Meta i kritikoi institucionet për qëndrimin në raport me këtë aferë duke ngritur pikëpyetje mbi sistemin bankar që pranon firma nga njerëz që nuk jetojnë.

 

“Përveç pensionistëve që janë në azile, që figurojë në mënyrë të paditur me veprime që kapërcejnë mbi 30 mln euro, çobanit që është në Greqi me rrogë 300 euro, që figuron me veprime të pakryera nga ai, me miliona euro këtu. Së fundmi për fat të keq për të kuptuar dramaticitetin dhe imoralitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie që është babëzia e shekullit, thjesht t’u zbuluan faktet dhe për një qytetare të ndjerë që është ndarë nga kjo botë para 5 vitesh. Me firmën e saj gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione 5-6 mln euro.

 

Kjo është ulëritëse, tronditëse. Me një qeveri që deklaron se; s’kemi ça t’i bëjmë ne zjarrit se s’kemi helikopter. Zjarr që kërcënon pyjet më të bukura që kemi, apo dhe Llogara, apo dhe ishullit të vetëm që kemi. Sot shohim një situatë të rëndë korrupsioni, flagrante, shohim se në këtë kohë krize, ku qytetarët janë të rrezikuar që nga mbrojtja e shëndetit, shohim se askush nuk mban përgjegjësi. Çfarë është kjo QKB që pranon të bëjë veprime të tilla. Çfarë janë këto noterë që bëjnë këto veprime.

 

Kush mban përgjegjësi për këto skandale që vetëm thellohen. Si mund të vazhdohet afera e inceneratorëve, kur dihet që paratë shkojnë për llogari të krimit. Para të qytetarëve është situatë dramatike dhe ftoj Kuvendin të merret me këtë çështje sepse ende nuk ka filluar edhe maja e ajsbergut me aferën e inceneratorëve…Po shkelet në mënyrë të ndërgjegjshme Kushtetuta dhe po nxirren jashtë artistë, specialistë, shoqëria civile sikundër e keni parë edhe ju sot.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *