Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi akuzoi qeverinë se ka bërë ligje dhe VKM në lidhje me çështjen tre inceneratorëve dhe menaxhimit të mbetjeve të Tiranës që të përfitojë vetëm një person, Klodian Zoto.

 

I ftuar në Vizion Plus, në emisionin e mëngjesit 7 pa 5, Malltezi prezantoi para moderatores Pranvera Borakaj, skemën sesi qeveria përgjatë vitit 2014-2018 ka hartuar ligje vetëm në interes të biznesmenit Klodian Zoto.

 

“Ka katër muaj që kemi përgatitur këtë skemë së bashku me Adil Krajën, këshilltarin bashkiak. Kjo tregon se si nga 2014 deri në 2018 ka ecur ecuria e kuadrit ligjor. Pra dhe po ta shikojmë ne na dalin ligje dhe VKM që dalin vetëm për një njeri. Për vetëm për Klodian Zoton. Pra ne kemi ligjet që bëhen vetëm për një njeri. Kemi inceneratorët, që të gjithë Elbasan, Fier, Tiranë, bëhen vetëm për një njeri. Dhe ne kemi mbetjet e Tiranës që është bërë ç’është bërë prapë kanë përfunduar tek bedeli i Ben Ahmetajt, Klodian Zoto. Pra qoftë ligjet bëhen për bedelin e Ben Ahmetajt, qoftë inceneratorët 178 mln euro nga taksat tona të gjitha janë për Klodian Zoton; qoftë këtu dhe mbetjet e Tiranës janë monopol i Klodain Zotos. Dhe po të pyesni cilindo që merret me çështjen e mbetjeve të thotë: 0 riciklim tani. Pasi policia bashkiake nuk po lejon që dikush të hedh mbetje, sepse ato po merren me monopol. Çmimi i depozitimit të mbetjeve është katërfishuar tani. Ka shkuar 20 mijë lekë për ton. Pse? Sepse është monopol”

 

Malltezi komentoi gjithashtu edhe projektvendimin e Ministrisë së Mjedisit për ndalimin e importit të makinave me mbi 10 vjet prodhim. Sipas Malltezit, kjo nismë nuk është gjë tjetër veçse një shërbim që qeveria po u bën koncesionarëve të makinave të reja.

 

“Ky është një shërbim që u bëhet koncesionarëve të makinave të reja. Ky është një shërbim që nuk është normal në asnjë vend të botës pasi shteti ka mekanizmat e vete për të ushtuar kontrolle. Cilësinë e ajrit nuk e prishin makinat e reja apo të vjetra. Cilësinë e ajrit e prish cilësia e papranueshme e karburantit. Pra mosmonitorimi i cilësisë së karburanteve po bie mbi makinat. Plus nga ana tjetër shteti ka çdo mundësi për t’i kontrolluar makinat që në porte apo dogana. Dhe çdo marmitë makine që është jashtë standardeve nuk futet. Kaq e thjeshtë është”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *