Subscribe

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i pranishem në ceremoninë e inaugurimit të Pikës së kalimit Kufitar të Hanit të Hotit i shoqëruar nga homologu malazes Nuhodžić,si dhe ambasadorët e  BE-se, Vlahutin dhe Orav.

 

Në fjalën e tij Xhafaj pohoi se perurimi i objekteve te reja moderne në këtë pikën të kalimit kufitar përbën një dëshmi konkrete të përmbushjes së angazhimit evropian ndaj Shqipërisë duke falenderuar me kete rast edhe ambasadoren Vlahutin per ndihmen dhe bashkepunimin ne kete investim.

 

“Projekti për PKK të Hani të Hotit, siç i themi ne këtej, synon përmirësimin e infrastrukturës ndërkufitare ku përfshihet edhe terminali i ri doganor. Janë ndërtuar mbi 10 objekte të reja, dhe janë rinovuar tërësisht ato ekzistuese. Nga ky investim pritet një shërbim më cilësor ndaj qytetarëve, një lehtësim veprimesh të njerëzve dhe kryesisht të mallrave, por njëherësh edhe një sofistikim i kontrolleve për mallrat dhe mjetet, që lëvizin nga dhe drejt Republikës së Malit të Zi dhe më tej.Përurimi i sotëm pason atë të PKK të Morinës në Kukës, ceremonia e së cilës u zhvillua javën e kaluar.”

 

Xhafaj tha se qeveria shqiptare ka ndër prioritetet e saj zhvillimin e turizmit dhe prandaj po punohet që edhe portat hyrëse në vendin tonë të kenë standarde të vendeve të përparuara.

 

“Është një fakt inkurajues që ky sezon turistik ka qenë i mbarë dhe me një aktivitet normal në pikat tona të kalimit kufitar. Masat që kemi marrë në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, parashikojnë edhe lehtësimin e qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve në portat hyrëse, një ngarkesë që deri më sot për fat është përballuar më së miri dhe që natyrisht ky zgjerim i pikës hyrë në këtë kalim kufitar, do ta lehtësojë akoma më shumë këtë lëvizje.Synimi kryesor është që në këtë pikë kufitare të kemi ambiente dhe infrastrukturë të nivelit dhe standardeve të parashikuara në Kodin e Shengenit. Jemi të bindur se ky investim do të realizojë pritshmëritë për të pasur një menaxhim të kufirit shumë më cilësor se në të shkuarën, e tashmë të krahasueshëm me vendet e BE-së. Me këtë investim, kjo PKK arrin në parametrat e një pikë kalimi të kategorisë së parë. Standardet e shërbimit dhe përpunimit do të jenë në përputhje me ato të BE-së (Shengen). Ky përmirësim do të lehtësojë së tepërmi, qoftë kalimin kufitar të shtetasve, turistëve etj., ashtu edhe përpunimin dhe kontrollin e mallrave nëpërmjet doganës.”

 

Xhafaj mes të tjerash pohoi se ambientet e reja të ndërtuara, do t’u japin mundësi agjencive ligjzbatuese, të kryejnë edhe më lehtësisht dhe me efikasitet menaxhimin e kufirit. Po kështu, këto do t’u shërbejnë autoriteteve doganore; atyre të kontrolleve veterinare e fitosanitare; etj., pra një sërë përfaqësuesish të agjencive ligjzbatuese të vendit për të kryer shumë më mirë detyrën e tyre.

Me heret edhe kryeministri Rama kishte publikuar ne faqen e tij ne facebook nje video ku pasqyrohej investimi i bere ne kete pike kufitare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *