Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se Tirana sot ndodhet në një situatë të vështirë. Duke shfrytëzuar 100-vjetorin e Tiranës si kryeqytet, Zhupa tha se sot Tirana duhet të luftojë për ajër të pastër e ujë të pijshëm.

 

“Në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë! Tirana sot është në betejë me të keqen! Tirana sot është në betejë për të ruajtur identitetin e saj, në betejë për të ruajtur historinë e saj, për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Është në betejë për të ruajtur ajrin e saj, për të ruajtur hapësirat publike, për të ruajtur vlerat e saj. Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, transportin dinjitoz, kopshtet dhe shkollat e sigurta.”

 

Ajo kërkoi që qytetarët të luftojnë për të fituar këto beteja e për të pasur një të ardhme më të sigurtë.

 

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *